Lajme të mira për Diego Simeonen, Grizman rikthehet pas dëmtimit dhe është gati për Vilarealin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 17:22

Lajme të mira për Diego Simeonen, Grizman rikthehet pas dëmtimit dhe është gati për Vilarealin

Antuan Grizman nuk pati mundësi të grumbullohej me kombëtaren e Francës në miqësoret që “gjelat” zhvilluan përballë Gjermanisë dhe Kilit, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, që pësoi me Atletiko Madrid.

grizman

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Marca”, tashmë francezi është rikthyer me grupin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Atletikos, që do ta luaj si vizitor kundër Vilarealit në La Liga. Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka dhënë shenja pozitive gjatë këtyre ditëve, megjithatë edhe mbetet për t’u parë se në çfarë gjendje është.

Një lojtari si Grizman, do ti duhej shumë Diego Simeones sidomos gjatë këtyre ditëve, pasi ekipi i tij humbi me Barcelonën brenda në “Metropolitano”, më shifrat 3-0, dhe tani pozicionohet në vendin e 5, një pozicion jashtë objektivave të klubit madrilen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"