Lajm i keq për gjirokastritët, dëmtohet portieri Boje. Ziaj: Luftëtari ngjitet në të Parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 18:32

Lajm i keq për gjirokastritët, dëmtohet portieri Boje. Ziaj: Luftëtari ngjitet në të Parën

Luftëtari i drejtuar nga Edmond Dalipi fitoi 1-0 në Cërrik dhe u rikthye në vendin e parë të grupit B. Gjirokastritët po marshojnë drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë të diel presin Këlcyrën e vendit të fundit.

zijaj luftetarii

Në javën që lamë pas, stafi bluzi ka marrë një lajm të keq, pasi portieri ganez, Klement Boje, u dëmtua rëndë në stërvitje dhe do t’i duhet kohë  për riaftësimin. Kësisoj, ai ka mbyllur sezonin dhe porta bluzi do të mbrohet në vijim nga Sadik Basha, i cili ka eksperiencën e duhur.

Ndërkohë, autori i supergolit në Cërrik, Ardit Ziaj, në një bisedë për “Panorama Sport”, foli i bindur për një vazhdimësi pozitive të skuadrës. “Morëm tre pikë të çmuara kundër një kundërshtari si Turbina. Me forcën e grupit dhe cilësitë që kemi si skuadër, në fund të sezonit jam i bindur se do të ngjitemi në Kategorinë e Parë”, ka thënë shkurtimisht Ziaj.

TOMOR SHEHU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"