Mesi nxorri nga burgu Ronaldinjon, dyshohet se 1.6 mln dollarë i pagoi ylli argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:36

Mesi nxorri nga burgu Ronaldinjon, dyshohet se 1.6 mln dollarë i pagoi ylli argjentinas

Legjenda braziliane, Ronaldinjo u lirua nga burgu në Paraguai para dy ditësh së bashku me vëllain e tij, ku qëndronin aty prej 6 marsit.ronaldinjo mesi

Ish-futbollisti është tashmë në arrest shtëpie në Paraguai, teksa për tu larguar nga burgu u paguan 1.6 milionë dollarë. Sipas asaj që shkruan “TNT Sport” shumën për tu liruar nga burgu Ronaldinjo, e pagoi ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona Leo Mesi.

Argjentinasi njihet si një mik shumë i mirë i brazilianit dhe tashmë thuhet se e ka paguar ai shumën prej 1.6 mln dollarë, që Ronaldinjo të largohej nga burgu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"