Laçi me dyer të hapura ndaj Partizanit, Starova: Do jetë një ndeshje e fortë, të tre rezultatet në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2019 | 22:10

Laçi me dyer të hapura ndaj Partizanit, Starova: Do jetë një ndeshje e fortë, të tre rezultatet në lojë

Laçi do të perballet me Partizanin, ditën e nesërme në orën 16:00, në fushën e vet dhe Sulejman Starova trajneri i kurbinasve mendon se kjo sfidë i ka te tre rezultatet brenda.

sulejman-starova

Në një prononcim për “RTSH”, ai është shprehur se skuadra do të japë maksimumin dhe se herët ose vonë do të zgjidhet problemi i pikëve.

“Skuadra ka mungesën e pikëve, por premton sepse i ka të gjitha mundësitë që të përballet me ekipe më të forta, siç ishte rasti i Kukësit. Me shumë pak kujdes do të kishim kaluar problemin e pikëve. Jemi ende në fillim të sezonit dhe koha është e gjatë për të rikuperuar këto pikë dhe objektivin që ka çdo skuadër”, shprehet Starova.

Ndërkaq ai ka shtuar: “Me Partizanin do të jetë një ndeshje e fortë që ka tre rezultate brenda. Do të bëjmë maksimumin tonë si gjithnjë”.

bandicam 2019-09-14 22-24-48-914

Klubi nga ana e vet ka bërë një lajmërim për tifozët duke lënë hyrjen e lirë, për sportëdashësit nëse duan të shohin sfidën nga triuban për karshi.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"