Laçi mbetet transfertë “ferri” për Partizanin, “demat” me bilanc negativ kundër kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 20:15

Laçi mbetet transfertë “ferri” për Partizanin, “demat” me bilanc negativ kundër kurbinasve

Transfertat e Partizanit në Laç nuk janë ndeshjet e preferuara për tu luajtur nga “demat”.

Laci-Partizani

Kurbini ka qenë gjithnjë një vend i vështirë për të dalë fitues dhe kështu ka rezultuar në 10 betejat e fundit. Në ndeshjet e luajtura në Laç që nga viti 2019, të kuqtë kanë arritur të fitojnë vetëm tri herë, teksa një betejë është mbyllur në barazim. Gjashtë ndeshjet e tjera janë mbyllur në favor të Laçit, që në ndeshjet ndaj Partizanit, ka arritur të regjistrojë bilanc pozitiv në “kalanë” e vet.

Ndonëse në këtë sezon nuk është ekipi i viteve të shkuara, bardhezinjtë kanë ditur t’i bëjnë dëme të kuqve, siç ndodhi në ndeshjen e shkuar në Tiranë, kur fituan me përmbysje “thriller”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"