Laçi – Kukësi/ Gjykojnë italianët, ja rastet për moviolë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2016 | 9:51

Laçi – Kukësi/ Gjykojnë italianët, ja rastet për moviolë

Një treshe gjyqtarësh të Serisë A, me kryesor 35-vjeçarin Marko Guida, vendosi drejtësi dje në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit.kukesi pas fitores Plot 10 kartonë të verdhë dhe një të kuq, në një takim jo të lehtë për të gjykuar, ku mbizotëruan ndërhyrjet e rënda që në startin e saj.

Megjithatë, treshja italiane kishte edhe raste ku nuk mori vendimin e duhur. Më flagranti ishte ai i minutës së 24-t, kur sulmuesi Izair Emini, pas një kundërsulmi të Kukësit, arriti të dribloj portierin e Laçit, Selmani, por u pengua nga ky i fundit jashtë zonës.

Gjyqtari e konsideroi rastin si simulim të sulmuesit, madje duke e ndëshkuar këtë të fundit me karton të verdhë. Mirëpo, pamjet filmike tregojnë se portieri ka qenë i painteresuar për topin dhe ka penguar Eminin. Një rast i dyshimtë, teksa kryesori Guida mund të ndihmoj nga anësori Kostnaco, i cili kishte një pamje më të qartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"