Laçi kërkon të thyejë tersin ndaj durrsakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2017 | 9:47

Laçi kërkon të thyejë tersin ndaj durrsakëve

Laçi do të udhëtojë sot drejt Durrësit, në një transfertë delikate dhe të rëndësishme në garën për mbijetesë ndaj skuadrës vendëse, Teuta. Trajneri Sinella ka përgatitur ekipin dhe ka kërkuar impenjim nga futbollistët e tij. Në takimin e sotëm, kurbinasit do të synojnë të thyejnë edhe tersin në ndeshjet ndaj Teutës, duke qenë se këtë sezon nuk kanë qenë shumë të suksesshëm.

Laci tifozet

Në takimin e fazës së parë të kampionatit të luajtur në Durrës, kurbinasit kanë humbur thellë me rezultatin 3-1. Goli i shënuar nga Perikles për Laçin në fundin e takimit ka vlejtur sa për statistikë. Por, ekipi që drejtohet aktualisht nga trajneri Bledar Sinella, nuk ka mundur të fitojë as në ndeshjen e fazës së dytë që ka luajtur në shtëpi, pasi dopieta e Ribajt i ka dhënë tri pikë me vlera Teutës. Dhe, për të shmangur një tjetër disfatë, laçianët kanë marrë të gjithë ngarkesën e nevojshme që minimalisht të mos dalin pa pikë në takimin e sotëm.

laci formacioni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"