Laçi i karikuar, Josa pret fitoren e munguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2024 | 10:56

Laçi i karikuar, Josa pret fitoren e munguar

Laçi e nis vitin 2024 me një ndeshje në shtëpi të dielën kundër Erzenit në orën 13:30.

josa

Gjatë kësaj periudhe klubi kurbinas nuk ka mundur dot të federojë asnjë lojtarë në merkato, pasi e ka të bllokuar nga FIFA për shkak të gjyqeve të humbura dhe mosrespektimit të marrëveshjeve. Të vetmit futbollist të rinj që i janë bashkuar grupit në ditët e fundit, janë mbrojtësi i majtë Indrit Prodani dhe sulmuesi i krahut, Arval Maliqi.

I pari rikthehet në Laç pas gjashtë vitesh aktivizim në skuadra si Kastrioti dhe Dinamo. Megjithatë, trajneri Mirel Josa nuk do ta ketë në dispozicion derisa të zhbllokohet merkatoja e janarit. Me grupin e lojtarëve që mbylli pjesën e parë të sezonit, Laçi do të kërkojë ta nisë vitin me fitore në shtëpi, në një kohë që sytë për golat janë nga kapiteni Ujka dhe sulmuesi Sobouale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"