Laçi gjen “sozinë” e Nuabuezes, kurbinasit rrëmbejnë një tjetër bomber nga Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 21:27

Laçi gjen “sozinë” e Nuabuezes, kurbinasit rrëmbejnë një tjetër bomber nga Kosova

Laçi qëlloi në shenjë sezonin e kaluar, teksa transferoi sulmuesin Nuabueze nga skuadra e Dritës. 27-vjeçari rezultoi një bomberi i vërtetë duke fituar “Këpucën e Artë” me kurbinasit. Nisur nga ky fakt, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu, duket se ka piketuar një Nuabueze të ri.

Van Dejv Harmon

Bëhet fjalë për sulmuesin 24-vjeçar të Feronikelit, Van Dejv Harmon. Sipas portalit “Sport Korrekt” në Kosovë, kurbinasit kanë arritur akordin me sulmuesin nga Liberia, që do të firmosë kontratë 3-vjeçare me Laçin.

Van-Dave-Harmon-in-kosovo-Sports-Liberia

Harmon vlerësohet nga “Transfermarkt” 175 mijë euro në treg. Me shumë gjasa sulmuesi Nuabueze do të largohet në përfundim të aventurës Europiane me bardhezinjtë, kundrejt një shume të konsiderueshme që do të derdhet në arkat e Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"