“Laçi ekip i fortë, do respektojmë veten tonë”, Troisi: Thonë se Flamurtari ka rënë, por nuk dorëzohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 18:00

“Laçi ekip i fortë, do respektojmë veten tonë”, Troisi: Thonë se Flamurtari ka rënë, por nuk dorëzohemi

Flamurtari pret në shtëpi Laçin ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore. Në prag të kësaj sfide para mediave ka dalë tekniku i vlonjatëve Marselo Troisi, i cili u shpreh se pavarësisht se të gjithë e mendojnë Flamurtarin të rënë, përsëri do të provojnë shanset e tyre.troisi

“Me Luftëtarin ka qenë një ndeshje ndryshe nga të tjerat, sepse kisha mundësinë të aktivizoja lojtarët e afruar në merkato. Kemi një grup me lojtarë të limituar dhe të rinj. Do të doja që përforcimet ta bëjnë Flamurtarin më të fortë. Duhet të respektojmë Laçin. Është një ekip shumë i fortë, që edhe këtë vit mori pjesë në Kupat e Europës. Ka një grup lojtarësh të mirë, por duhet të respektojmë edhe veten tonë. Jemi koshientë që kemi pasur shumë vështirësi gjatë këtyre javëve. Janë 2-3 lojtarë që janë në rikuperim e sipër për shkak të dëmtimeve. Edhe njëherë duhet të luaj me një ekip të formuar, por jam i sigurt që do të luftojmë deri në fund për një rezultat pozitiv.

Mungesat? Kemi Pjeshkën që nuk luan dot, po ashtu edhe sulmuesi Uelder që ka një tërheqje muskulore. Kemi edhe Lukas Ramos, i cili ka probleme me stomakun prej gripit. Kam shpresa që mund të luajë nesër. Që kur kam ardhur në fillim, nuk e kam ndryshuar mentalitetin tim. Do luftojmë shumë, edhe pse shumë njerëz thonë që Flamurtari ka rënë. Përderisa kemi opsione dhe mundësi që të luftojmë, do e bëjmë diçka të tillë që të grumbullojmë sa më shumë pikë që ët jetë e mundur. Të gjithë e dinë sfidën që na pret.Troisi Laci

E ardhmja? Kam ardhur te Flamurtari që të bëj një punë të mirë. Është shumë shpejt të mendojmë për të ardhmen, për vitin tjetër. Kemi shumë punë për të bërë për këtë vit. Janë edhe 15 ndeshje. E dimë që është shumë e vështirë, por matematika na lejon. Do të luftojmë deri në fund.”, u shpreh Troisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"