Laçi barazon me Malishevën, shënon lojtari që pritet të bëhet kapiteni i ri i kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2023 | 10:50

Laçi barazon me Malishevën, shënon lojtari që pritet të bëhet kapiteni i ri i kurbinasve

Laçi ka barazuar 1-1 në testin e radhës ndaj klubit të Superligës kosovare, Malisheva. Në ndeshjen e luajtur dje në Ohër, skuadra kurbinase bëri një paraqitje të mirë, teksa trajneri Stavri Nica provoi të gjithë kontingjentin e futbollistëve që ka në dispozicion.

Laci

Edhe pse me një grup disi të cunguar dhe në pritje të përforcimeve, veçanërisht në repartin mbrojtës, drejtuesit sërish besojnë se lojtarët e rinj të afruar këtë sezon do të lënë gjurmë.

Natyrisht që ambiciet e klubit nuk ndryshojnë dhe sërish do të kërkohet arritja e zonës europiane, por primare sigurisht që do të jetë afirmimi i talenteve.

Sa i përket miqësores së djeshme, e cila ishte e dyta deri më tani (në të parën humbën 1-0 ndaj Voska Sport), për Laçin shënoi lojtari që pritet të bëhet kapiteni i ri i skuadrës, Serxho Ujka.

Për kurbinasit në këtë takim u aktivizuan edhe afrimet e tjera të verës si Emanuil Guci, Orgi Cena, Khalil Taleb, Luis Paulo Silva Zhunior dhe Ortelio Biba.

Kujtojmë që nga Laçi janë larguar Gentian Selmani, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Viktor Velkoski, Majkëll Babatunde, Mentor Mazrekaj, Vasil Shkurtaj, Renato Ziko, Albi Alla, dhe Saliu Guindo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"