La “thatë” Tiranën, zbulohet kontrata e Dokës me klubin kroat. Ja sa do të përfitojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 18:00

La “thatë” Tiranën, zbulohet kontrata e Dokës me klubin kroat. Ja sa do të përfitojë

4 vite dhe pagë 7500 euro në muaj. Kjo është kontrata që Albi Doka ka firmosur me ekipin kroat Nova Garica.
albi doka
Ish-futbollisti i Tiranës, i cili u prezantua dje në kampin kroat, konsiderohet një prurje me rëndësi duke parë përvojën e gjatë në kampionatin shqiptar si dhe faktin që ka fituar një kampionat, një Kupë dhe një Superkupë të Shqipërisë.

Mbrojtësi i djathtë u largua si lojtar i lirë nga Tirana, teksa klubi kishte plane të tjera për ta transferuar. Me skadimin e kontratës, Tirana humbi mundësinë për të siguruar të ardhura nga transferimi i 23-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"