Kush rrezikon te Flamurtari pas Di Estefanos, ja çfarë tha Idrizi kur u shkarkua Resuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 0:07

Kush rrezikon te Flamurtari pas Di Estefanos, ja çfarë tha Idrizi kur u shkarkua Resuli

Largimet në radhët e lojtarëve i paralajmëroi edhe Sinan Idrizi ditën e shkarkimit të trajnerit Dritan Resuli. Ai nuk dha emra konkret, por foli për dy lojtarë që janë prej vitesh në klub, por që duhet të largohen vetë, madje në mënyrë urgjente.

flamurtariii

“Do të ketë masa patjetër. Janë nja dy aty, që kanë kohë që hanë bukën e Flamurtarit dhe kujtojnë se janë lojtarë të mëdhenj, të tipit Mesi apo çfarë janë, dhe negociojnë me klube të tjera. Të ikin urgjentisht tani. E dinë vetë ata kush janë. Të largohen urgjentisht, nuk ka nevojë Flamurtari për asnjë. Flamurtari është pistë e madhe, ka fanellën mbi të gjitha.

Qyteti është një histori tjetër. Janë një ose dy veta që kanë filtruar këtu, kanë disa vite te ne dhe qenkan bërë Mesi dhe Ronaldo. Të largohen dhe të shkojnë ku të duan, që tani madje. Nuk dua që t’i shikoj fare aty. Nuk kanë respekt. Unë paguaj paradhënie, marrin rrogat- rroga. Në fund çfarë ndodh, nuk prodhojnë asgjë. A keni respekt për këtë qytet, për këtë ekip? Kur nuk keni respekt, përse rrini. Ju japë unë rrogat dhe ikni”, thoshte administratori.

Kush rrezikon pas Di Estefanos

Sipas paralajmërimit të Sinan Idrizit, janë dy lojtarë me të cilët i është sosur dënimi. Nga burime konfidenciale pranë klubit, gazeta zbulon se pas Aleksandre Di Estefano rrezikon edhe braziliani tjetër, Indio Oliveira. Estefano i është bashkuar skuadrës vitin e kaluar, Oliveira ka rreth 4 vite në Vlorë. Në nisje të këtij sezoni, Oliveira pati një ofertë nga Elbasani, por që nuk u prit mirë nga Idrizi, i cili e bllokoi asokohe.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"