Kurtua “pa doreza”: Turp për futbollin që kaloi Franca! Meritonim finalen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 23:23

Kurtua “pa doreza”: Turp për futbollin që kaloi Franca! Meritonim finalen…

Portieri i Belgjikës, Tibo Kurtua, është dukur i zhgënjyer pas skualifikimit të ekipit të tij ndaj Francës. Ai deklaroi se ishte turp për futbollin që nuk u kualifikua Belgjika para Francës.

kurtua

“Franca nuk luajti për asgjë. Është turp për futbollin që Belgjika nuk fitoi. Është një ndeshje frustruese. Francezët po luanin vetëm për të mbrojtur golin që shënuan. Unë bëra disa pritje, por ata nuk kishin ndonjë shans të madh. Humbëm një ndeshje ndaj një skuadre që nuk ishte më e mirë se ne. Turp që sonte nuk fituam” – deklaroi Kurtua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"