“Kurthi” bardhekuq, Skënderbeu kërkon të mposhtë Partizanin me një ish në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 19:24

“Kurthi” bardhekuq, Skënderbeu kërkon të mposhtë Partizanin me një ish në sulm

Ivan Gvozdenoviç nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në ndeshjen kundër Partizanit, duke e rreshtuar skuadrën me skemën 4-2-3-1.

skenderbeu

Në vendin e Frenklin me shumë mundësi do të pozicionohet një “ish” si Gresild Lika. Në mbrojtje pritet katërshja Vangjeli, Ramos, Prençi dhe Gerxho, teksa në mesfushë Rabiu dhe Randi do të ndihmojnë Liçon, më i avancuar.

Nikaj dhe Rashica do të plotësojnë treshen me Gresild Likën, i cili në dy etapa të karrierës së tij ka qenë pjesë e Partizanit, por pa arritur të kthehet në një titullar në radhët e kësaj skuadre.

sdfsdfsdfsdfsdfsdfdsffsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"