Kur tifozët e Fenerbahçes protestonin kundër UEFA-s, por në fund nuk u morën parasysh…
Njësoj si tubimi i tifozëve Korçarë, në rrugën e qytetit të Korçës, për një protestë paqësore, ku kundërshtonin kërkesën për 10 vite dënim të ekipit të tyre nga kompeticionet europiane, 5 vite më parë kishin vepruar edhe tifozët turq të Fenerbahçes.
Mijëra mbështetës dolën rrugëve të Stambollit për të treguar qëndrimin e tyre, ku e quanin padrejtësi të ndërkombëtarëve që po favorizonin klube të tjera në Turqi.
Protesta të ngjashme u organizuan edhe në Gjermani, apo para zyrave të UEFA-s në Nion të Zvicrës. Protestat, sidoqoftë, nuk ndryshuan asgjë në përceptimin e UEFA-s në lidhje me trukimin e ndeshjeve, dhe la në fuqi vendimin për përjashtim 2 sezonë nga aktivitetet europiane të ekipit turk.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"