Kuqeblutë me më të mirët ndaj kurbinasve, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 12:55

Kuqeblutë me më të mirët ndaj kurbinasve, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia

Vllaznia pritet të luajë me formacionin më të mirë në përballjen e sotme me Laçin në “Loro Boriçi”. Për stafin teknik ka një rikthim tejet të rëndësishëm, që është ai i mbrojtësit të djathtë Geralb Smajli.

vllaznia

Mungesa e tij është ndjerë në javët e fundit, ndaj dhe rikthimi i tij jep më shumë garanci për Vllazninë. Skuadra do të jetë e plotë, me trajnerin Osmani që do të ketë të gatshëm 11-shin që ka mbajtur peshën e sezonit. Në portë luan Qarri, në mbrojtje Smajli, Stojanoviç, Juriç dhe Hakaj, për të vazhduar në mesfushë me Krymin, Boshnjakun dhe Alivodën dhe në sulm treshja e përbërë nga Mala dhe Gruda në krahë e kapiteni Balaj në majë.

vllaz

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"