Kupa objektiv për kurbinasit, Laçi ka luksin për rrotacion ndaj Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 21:03

Kupa objektiv për kurbinasit, Laçi ka luksin për rrotacion ndaj Luftëtarit

29 pikë në kampionat, po aq sa Kukësi që ishte projektuar për titullin kampion dhe një pikë më shumë se Partizani. Laçi është në zonë komode në Kategorinë Superiore dhe do t’i përqendrojë forcat për të tentuar fitoren e Kupës së Shqipërisë. Ekipi kurbinas është 12 pikë nga zona e ftohtë dhe, pavarësisht vështirësisë së kampionatit, duket se e ka siguruar qëndrimin që në fazën e dytë. Ndryshe nga një vit më parë, kur gjithçka u zgjidh në fund.

laci

Kupa objektiv- Me objektivin e arritur në kampionat, ekipi bardhezi ka luksin që të marrë seriozisht Kupën e Shqipërisë. Deri tani kanë arritur në çerekfinale dhe askush nuk u ka falur asgjë. Për më tepër, ndeshjen e së mërkurës në Gjirokastër do ta luajnë me qetësi për faktin se kanë fituar duelin e parë 3-0.

Ky rezultat i jep mundësi trajnerit Mezani që të provojë lojtarët që kanë pasur më pak minuta deri tani dhe të bëjë rrotacion për të administruar fitoren e ndeshjes së parë. Megjithatë, kurbinasit e dinë se Luftëtari është një ekip i fortë dhe nuk duhet nënvlerësuar, prandaj janë duke e marrë seriozisht edhe këtë ndeshje në Kupë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"