Kumbarçe: Jemi gati për transfertën ndaj Bylisit, shkojmë për pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 12:44

Kumbarçe: Jemi gati për transfertën ndaj Bylisit, shkojmë për pikë

Pak kohë në dispozicion për t’u përgatitur, por Korabi sidoqoftë është gati. Kjo javë i çon në Ballsh, atje ku i pret Bylisi.

Kumbarce

Një transfertë e vështirë, por jo e pakalueshme. Dibranët do të futen në fushë për të dhënë dhe marrë maksimumin, ndonëse edhe një barazim do t’u mjaftonte. Këtë e nënkupton edhe Shpend Kumbarçe, gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”. Trajneri e paralajmëron të vështirë, por sërish beson.

“Jemi gati për këtë transfertë. Do të jetë patjetër e vështirë. Bylis është një skuadër që vjen nga Superiorja dhe ka një grup të mirë futbollistësh, ndaj dhe ne e kemi marrë seriozisht këtë javë. Kemi punuar me dy seanca stërvitore në ditë, meqenëse koha ishte e limituar. Luhet në mesjavë dhe ishim të detyruar që të vepronim në këtë formë. Kemi punuar në të gjitha repartet, duke eliminuar ndonjë mangësi. Grupi do të jetë i plotë, ndaj jam i qetë. Shpresoj shumë për një rezultat pozitiv”, përfundoni numri një i pankinës së Korabit.

FATMIR ZHUZHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"