Kukësi shpërthen ndaj Besëlidhjës, ekipi i Duros bën “manita” në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 21:01

Kukësi shpërthen ndaj Besëlidhjës, ekipi i Duros bën “manita” në miqësore

Kukësi zhvilloi ditën e sotme një miqësore me ekipin e Besëlidhjes, duke shfrytëzuar pauzën e Kombëtareve.

Kukesi22

Ekipi i Duros fitoi pastër me shifrat 5-3, në takimin e nisur në orën 15:00. Lezhjanët ishin ata që shënuan të parët, që në minutën e parë të sfidës, me Gjorgjeviç, por kjo vetëm sa i zgjoi kuksianët.

Dopieta e Ethemit në minutat 10 dhe 18, si edhe golat e shënuar nga Kitanovski në të 28-tën dhe Kamara në të 39-tën, përmbysën gjithçka që në pjesën e parë. Ishte sërish Gjorgjeviç, që shënoi edhe të dytin në minutën e 49-tën, me një penallti.

Rasha shënoi të pestin për Kukësin në të 56-tën, ndërkohë goli i tretë për ekipin e Plorit erdhi nga Hajdari në të 80-tën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"