Kukësi nis merkaton, pranë firmës me portierin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2019 | 12:38

Kukësi nis merkaton, pranë firmës me portierin e Kamzës

Ish-portieri i Kamzës, Ilir Avdyli është pranë akordit me klubin e Kukësit. Lajmi konfirmohet nga vetë gardiani në një prononcim për median kosovare, “GazetaOlle.com”.

iliriavdyli

“Jam në bisedime me Kukësin dhe ka gjasa të mëdha që marrëveshjen ta arrijmë sot. Jemi afër”, deklaroi portieri.

avdyli kamza

28-vjeçari nga Podujeva, mbeti pa ekip pas përjashtimit të Kamzës nga Kategoria Superiore, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Shkëndijës, Llapit, Tiranës, KEK-ut, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"