Kukësi i heq “bonusin” Kamzës, ndryshon stadiumin. Ja ku do të luhet sfida e javës së 23-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2019 | 12:58

Kukësi i heq “bonusin” Kamzës, ndryshon stadiumin. Ja ku do të luhet sfida e javës së 23-të

Duke mos pasur të gatshëm “Zeqir Ymerin” për këtë sezon, klubi i Kukësit e nisi këtë edicion të Superiores me ndeshjet si pritës, në “Elbasan Arena”.

kamza kukesi

Më tej gjatë sezonit, pati një ujdi me klubin e Kamzës që t’i zhvillonte aty takimet, duke qenë një qytet me më shumë tifozë kuksianë.

Por, këtë javë Kukësi e pret Kamzën duke qenë ekipi pritës, dhe për t’i shmangur këtë bonus që do të kishin kamzalinjtë, drejtuesit e verilindorëve kanë marrë vendimin që ndeshja e javës së 23-të të luhet në Elbasan, siç njofton vetë klubi në Facebook.

Takimi i programuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 14:00, do të ketë hyrjen e lirë për të gjithë tifozët.

52730264_1684052041740136_6057405837423411200_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"