Kujtohej vetëm për faullet, tani është goleador. Karvahal: U mësova duke shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 20:50

Kujtohej vetëm për faullet, tani është goleador. Karvahal: U mësova duke shënuar

Dani Karvahal po kalon një sezon të mrekullueshëm në të cilin veç rolit primar si mbrojtës po shfaqet edhe si golashënues. Kundër Osasunës të shtunën ai shënoi golin e pestë në sezon.

karvahal

Pas ndeshjes foli për “Real Madrid TV”, duke vlerësuar sezonin aktual dhe rolin e tij të ri. “Kjo ishte një fitore vendimtare përpara pushimit të kampionatit. Skuadra ka bërë detyrat e shtëpisë me një paraqitje të shkëlqyer dhe kemi arritur të krijojmë një diferencë të ndjeshme me rivalët tanë.

Kemi ditur të lexojmë mirë kundërshtarin. Jam shumë i kënaqur edhe për golat. Këtë vit po godas më shumë drejt portës. Jam i lumtur dhe shpresoj të vazhdoj me serinë e golave deri në fund të sezonit për të ndihmuar ekipin në realizimin e objektivave që kemi”, tha Karvahal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"