“Kualifikimi i hapur”, Daci “kërcënon” Tiranën: Goli ishte meritë e Boçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 21:29

“Kualifikimi i hapur”, Daci “kërcënon” Tiranën: Goli ishte meritë e Boçit

Teuta mori një fitore të rëndësishme, 3-0 ndaj Erzenit nështëpi. Një 3 pikësh me shumë vlera për durrsakët që tashmë renditen në vendin e tetë dhe kanë fituar përballë një rivalidirekt për mbijetesë në kampionat.

DACI

Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi i skuadrës durrsake, Klejdi Daci, ushfaq i lumtur për suksesin e të tijve, pasi ishte një ndeshjeqe duhej fituar. Daci shprehet se goli ishte meritë dhe e Boçit,që e asistoi në mënyrë perfekte.

Sa vlera merr kjo fitore në derbi?

Fitorja ndaj Erzenit ishte më shumë një detyrim për ne për tëarritur objektivat. Vendi ku ishim nuk ishte i duhur për taniduhet të vijojmë të ngrihemi akoma në renditje. Kjo na jepshtysë për të dhënë më shumë.

A kishte presion përpara kësaj ndeshjeje?

Nuk është se kishim presion, pasi na kërkohet vetëm të bëjmë lojën tonë. Për këtë ndeshje kishim kohë mjaftueshëm për të përgatitur ndeshjen.

Na është kërkuar loja në radhë të parë, pasi golat do të dilnin ashtu siç dolën. Kishim mundësitë për më shumë, por jemi të kënaqur me tri pikët dhe ngjitjen në klasifikim.

Treguat forcën ndaj një rivali direkte?

Erzeni është një rival direkt dhe ke mundësinë të shikosh dhe forcën e ekipit. Mendoj se ishim më lart se kundërshtari, megjithë respektin që kam për këtë skuadër.

Shënoni sërish, sa i lumtur jeni?

Goli është një meritë edhe e Boçit, pasi ma dha një asisit prefekt. Jam shumë i lumtur që shënova po mundohem gjithmonë të tregoj forcën time reale dhe ne besojmë në forcat tona, pasi kemi një ekip të kompletuar. I kemi të gjitha mundësitë për t’i bërë ballë çdo ekipi.

Tashmë ndeshja e radhës në Kupë me Tiranën. Sa ndryshe e prisni këtë ndeshje?

Po, të mërkurën kemi një tjetër ndeshje të vështirë ndaj një ekipi të vështirë. Kërkojmë kalimin në gjysmëfinale, kemi barazuar ndeshjen e parë dhe gjithçka është e hapur do të mundohemi të japin 100%, në fushën e lojës dhe ta kalojmë këtë raund.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"