Kueiroz sulmon: Futbolli nuk ka lindur me Kristiano Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2018 | 11:32

Kueiroz sulmon: Futbolli nuk ka lindur me Kristiano Ronaldon

Sipas spanjollëve të “AS”, Kristiano Ronaldo dhe Rikardo Kuarezma nuk u afruan të takonin Karlos Kueirozin në përfundim të ndeshjes. Për ata që kishin dyshime mbi këtë fakt, ka qenë vetë trajneri i Iranit që ka zhdukur çdo hije dyshimi, teksa ka deklaruar se: “Unë si portugez nuk identifikohem me disa persona që nuk përshëndesin një trajner, i cili për 12 vite ka qenë në shërbimin e ekipeve të përfaqësueses së Portugalisë. Kam fituar tituj europianë dhe botërorë falë reformave dhe ideve të reja. Historia e federatës portugeze nuk ka nisur në ishullin e Madeiras me Kristiano Ronaldon”.

Kueiroz

Duke vijuar shfryrjen e tij, 65- vjeçari i lindur në Mozambik tha: “Historiku i futbollit, me të cilin jam rritur, ka të bëjë me vlera që mësova nga yje si Hoze Augusto, Somoesh, Eusebio, ndërsa te lojtarët sot shoh gjithçka përveçse ato vlera. Nuk po them se futbollistët sot i kanë të gabuara, por nuk janë të miat dhe të shumë personave të tjerë. Ata që kanë tentuar të shkatërrojnë jetën apo karrierën time, ose janë nën procese gjyqësore ose në burg, ose në rrugën drejt burgut”.

ronaldooo

Mëria me Ronaldon e ka fillesën pikërisht te Botërori i vitit 2010. Menjëherë pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori, Kristiano Ronaldo akuzoi hapur dhe publikisht trajnerin Kueiroz për dështimin. Që nga ai moment, sipas asaj që raporton “AS”, trajneri nuk ka votuar më kurrë në favor të CR7 kur është dashur të bëhen zgjedhjet për “Topin e Artë”, duke zgjedhur gjithmonë Leo Mesin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"