Ku janë dhe kur mund të kthehen të dëmtuarit e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 15:30

Ku janë dhe kur mund të kthehen të dëmtuarit e Tiranës

Tirana dhe Vllaznia janë dy skuadrat që janë prekur nga epidemia e dëmtimeve.

2539145C-B084-40F3-A0BA-976B22E4E9CD

Nga ana tjetër, te bardheblutë janë shumë të dëmtuar që ende nuk janë kthyer në fushën e lojës. Dy portierët Gentian Selmani dhe Mustafë Abdullahu. Selmani ka qenë këto ditë në stadium, por vazhdon të çalojë. Projeksionet janë që të nisë stërvitjet në janar. Abdullahu me shumë mundësi e humb 2023 shin, por akoma nuk ka asnjë diagnozë të qartë. Aktivizimi në dhjetor do të ishte arritje për gardianin. Patrik stërvitet me ekipin, por për të luajtur me shumë mundësi do të nisë në dhjetor. Bruno Lulaj ka shqetësime të vogla, por pas Skënderbeut do të jetë në fushën e lojës. Latifi dhe Abazaj kanë probleme, por me shumë mundësi ata do të jenë që këtë sfidë në fushën e lojës. Një situatë për spital që bardheblutë duhet ta kalojnë me doemos për të qenë të plotë për pjesën e mbetur të vitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"