Ksavi nuk do të mbetet pa punë në verë pas largimit nga Barcelona, e kërkojnë dy klube prestigjoze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 18:46

Ksavi nuk do të mbetet pa punë në verë pas largimit nga Barcelona, e kërkojnë dy klube prestigjoze

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, njoftoi në fund të janarit se do të largohej nga klubi këtë verë, por ai mund të ketë mundësi që të mos largohet nga klubi katalanas.

xavi

Largimi i Xavi mbetet në dyshim, me drejtorin sportiv Deko dhe presidentin Joan Laporta që refuzojnë të përjashtojnë mundësinë që ai të qëndrojë përtej verës. Ksavi ka theksuar se ‘asgjë nuk ka ndryshuar’. Ai ka thënë gjithashtu se nuk do të merrte një skuadër tjetër gjatë verës, përkundrazi do të preferonte një pushim vitin e ardhshëm.

Por sipas HITC, Çelsi dhe Njukasëll po e konsiderojnë atë për sezonin e ardhshëm. Duket shumë e pamundur që Ksavi të marrë një ekip tjetër pas Barcelonas. Ai ndien një lidhje të veçantë me Blaugranat, por ka shpjeguar se i detyrohet familjes së tij që të kalojë më shumë kohë me ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"