Kroacia duhet të trembet, shikoni statistikën “e frikshme” të Rafael Varan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 16:16

Kroacia duhet të trembet, shikoni statistikën “e frikshme” të Rafael Varan

Ndeshja që do të zhvillohet midis Kroacisë dhe Francës do të garantojë patjetër spektakël. Franca vjen si ekip favorit dhe këtë e ka treguar loja që bën dhe yjet që i ka me shumicë në ekip. Megjithatë ajo që karakterizon Kroacinë është shpirti i skuadrës. Kroatët janë këmbëngulës dhe luftojnë deri në minutën e fundit.

varan

Megjithatë po ti referohemi statistikave, Franca ka një lojtar në përbërje që nuk ka humbur asnjëherë një finale. Është pikërisht Rafael Varan i cili ka zbritur në 10 finale me Realin e Madridit dhe i ka fituar të gjitha. Ndërkohë që në finalen e Euro 2016 ai nuk u aktivizua për shkak dëmtimi dhe Franca e humbi atë ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"