Krijimi i “Ligës Epiriote”, klubet e jugut të përçara/ Nga Gjirokastra në Ersekë, ja disa nga reagimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2022 | 23:10

Krijimi i “Ligës Epiriote”, klubet e jugut të përçara/ Nga Gjirokastra në Ersekë, ja disa nga reagimet

Ideja e Sinan Idrizit për krijimin e “Ligës Epirote” ka pasur jo pak impakt. Njihet ndjeshmëria e shqiptarëve kur vjen puna te Greqia, ndonëse qëllimi i administratorit të Flamurtarit ishte i qartë. Ai nuk i përmendte krejt rastësisht Janinën dhe Igumenicën, të cilat dikur kanë qenë troje shqiptare.

SINAN IDRIZI

Marrë shkas nga ky propozim, gazeta “Panorama Sport” mori reagime nga disa prej klubeve të Jugut të vendit tonë dhe duhet thënë që ka “pro” dhe “kundër”. Ka nga ata që janë gati, siç është rasti i AF Luftëtarit, Orikut, Labërisë dhe Gramozit. Kishte një lloj gatishmërie për këtë propozim, ndonëse vetëm parimisht.

Në Tepelenë nuk kishin asnjë mendim, ndërsa ata të Memaliajt e quanin një… marrëzi. Përtej përçarjes, që të gjithë bashkohen në një pikë: kjo ide kërkon mbi të gjitha financa. Propozimi i Sinan Idrizit mund të vihet në zbatim, e megjithatë ka disa motive që e bëjnë gati-gati të pamundur.

Veç parave, FIFA dhe UEFA nuk lejojnë të ndërmarrësh asnjë hap pa marrë miratimin e tyre dhe kjo thuhet qartë në rregullore. Më kryesorja pastaj është ndjeshmëria. Vërtet Janina e Igumenica i kanë rrënjët shqiptare, por ne ende nuk po realizojmë dot një kompeticion të përbashkët me Kosovën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"