Krahu i djathtë i Rejas nuk ka dyshime: E drejtë të vihet në diskutim trajneri nëse gjërat nuk funksionojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2022 | 0:01

Krahu i djathtë i Rejas nuk ka dyshime: E drejtë të vihet në diskutim trajneri nëse gjërat nuk funksionojnë

A duhet të vihet në diskutim një trajner kur gjërat nuk funksionojnë në një skuadër dhe ajo nuk jep rezultatet dhe lojën e pritur prej saj? Sipas krahut të djathtë të Edi Rejas në pankinën e Shqipërisë, Serxhio Porrini, trajneri duhet vënë në diskutim.

porrini-reja

Pyetja në fakt i bëhej për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegrin, por përgjigjen e tij shumë tifozë shqiptarë mund ta lidhin lehtësisht me Shqipërinë e cila nuk ka qenë në nivelet e kërkuara deri tani nën drejtimin e Rejas edhe pse me një grup të talentuar lojtarësh në dispozicion.

“Kur gjërat nuk funksionojnë, atëherë trajneri me të drejtë vihet në diskutim. Deri më sot nuk është parë asnjë rritje dhe kohë ka patur mjaftueshëm. Të gjithë mendonin se Maks ishte njeriu i duhur, mendoj se ka pasur edhe fërkime me ndonjë përfaqësues lojtarësh. Por nuk shoh në qarkullim trajnerë të aftë të marrin drejtimin në mes të sezonit. Sigurisht, nëse nuk i jep vazhdimësi rezultateve, klubi do të bëjë vlerësimet e veta. Alegri është gjithmonë në provë”, theksoi Porrini.

Fjalë të cilat janë në kontekstin e Juventusit, por që çuditërisht, kujtojnë shumë edhe situatën e Shqipërisë. Dhe për zëvendësin e Edi Rejas, zgjidhja duket e qartë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"