Krahasimi i renditjeve/ Kampionët e Tiranës, tetë pikë më pak se vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 15:26

Krahasimi i renditjeve/ Kampionët e Tiranës, tetë pikë më pak se vjet

Tirana nuk është në ritmin e saj si kampione. Këtë e tregojnë edhe shifrat në krahasim mes dy sezoneve. Këtë sezon Tirana ka grumbulluar 25 pikë, duke qenë në vendin e dytë në klasifikim. Gjatë kësaj pjese të sezonit, Tirana ka shtatë fitore dhe nga katër barazime dhe humbje. Golavarazhi është 23-10. Sezonin e shkuar, bardheblutë që ishin të parët në këtë pjesë të kampionatit, kishin shifra super. Dhjetë fitore, tri barazime dhe vetëm 2 humbje.

tirana

Pikë të grumbulluara ishin 33. Me golavarazh ishin më mirë me golat e shënuar, 28 kundër 23 të këtij sezoni dhe më keq me golat e pësuar, 11 me 10 golat e sivjetmë. Veçoria e këtij sezoni është fakti se Tirana humbet një derbi dhe këtë e bën në dhjetor. Dy sezonet e titullit, 2019-2020 dhe 2021- 2022, Tirana e ka fituar gjithmonë derbin e dhjetorit. Këtë vit është ndryshe. Një shenjë kjo jo e mirë për sa i përket fatit dhe fiksimit të tifozëve.

Siç shihet nga statistikat, Tirana ka një mbrojtje më të mirë, por në sulm ka mungesë golash, edhe pse Xhixha ka shënuar 11 herë, Hasani 4 dhe Patrik tre gola. Dy gola ka Kallaku dhe nga një gol, Nikqi, Limaj dhe Behiratçe. Tirana në pesë ndeshjet e fundit ka marrë 7 pikë nga 15 të mundshmet, duke fituar vetëm me Egnatian, Kastriotin, barazuar me Vllazninë dhe humbur me Teutën dhe Partizanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"