Kosova në festë, ylli i “Dardanëve” kthehet në fushë pas 7 muajve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 15:14

Kosova në festë, ylli i “Dardanëve” kthehet në fushë pas 7 muajve

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Kosovës Arbër Zeneli duket se do ta prekë tapetin e gjelbërt së shpejti.

auto_Zeneli1565370097
Sulmuesi i krahut të Reimsit në Francë do të nisë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit 2019-2020 që në 1 janar. Lajmin e jep i ati i 24-vjeçarit për “Gazetën Olle”.

“Arbëri fillon përgatijet në 1 janar së bashku me ekipin e tij”, u shpreh Avni Zeneli, i ati i Arbër Zenelit.

Futbollisti i Kosovës u dëmtua në 7 qershor në sfidën për eliminatoret e EURO 2020 me Malin e Zi duke lënduar ligamentet. Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale duke arritur më pas t’i nënshtrohet seancave të rikuperimit.

ARBER
Zeneli pritet të jetë titullar në sfidën e 26 marsit për Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup, sfidë e vlefshme për kualifikimin në EURO 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"