Kosova luan shanset e fundit për në Europian, humbet yllin e skuadrës para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 16:18

Kosova luan shanset e fundit për në Europian, humbet yllin e skuadrës para ndeshjes

Kosova luan sot në mbrëmje ndeshjen e radhës në eliminatoret e Europianit, ku në Budapest do të përballet me Bjellorusinë. Përfaqësuesja e Kosovës ka 3 barazime në këto eliminatore nga 3 ndeshje që ka zhvilluar, duke humbur goxha terren.

rashica

Ndërkohë, ndaj Bjellorusisë skuadra e Kosovës duhet që të bëjë pa shërbimet e Milot Rashicës. Futbollisti i Galatasarait u zëvendësua në minutën e 46 të ndeshjes me Rumaninë duke i lënë vendin Zhegrovës ndërkohë që nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për këtë takim.

Kosova ka shanset e fundit për një biletë në Europian dhe ndaj Bjellorusisë duhet me patjetër një fitore duke përfituar nga fakti se ndeshja luhet në Rumani dhe jo në Bjellorusi. Takimi nis në orën 20:45.

PANORAMASPORT.AL