Korrupsion për të blerë Botërorin 2006, e pëson legjenda gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 17:14

Korrupsion për të blerë Botërorin 2006, e pëson legjenda gjermane

Ish-presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Volfgang Nirsbah, është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet futbollistike për një vit, pasi Komiteti Etik i FIFA-s e ka cilësuar sjelljen e tij gjatë caktimit të Botërorit 2006 si të papërshtatshme.

franz-beckenbauer-wolfgang-niersbach

Nirsbah dha dorëheqjen nga drejtimi i Federatës Gjermane në nëntor pasi hetuesit kontrolluan zyrat dhe shtëpinë e tij, ashtu si edhe të paraardhësit Teo Zvanziger dhe ish-sekretarit Horst Shmid, pas akuzave se Gjermania kishte siguruar të drejtën e zhvillimit të Botërorit nëpërmjet korrupsionit.

f664d465750deb693711276b343b213d

Mendohet se Nirsbah autorizoi një pagesë prej 6,7 milionë eurosh ndaj ish-presidentit të Adidas, Robert Luis-Drejfus, i cili ia kishte huazuar këtë shumë për ta përdorur si ryshfet për të blerë votat në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s.

FIFA bëri të ditur se vendimi nuk kishte të bënte direkt me të, por me faktin se ai nuk kishte raportuar sjellje të parregullta të anëtarëve të Federatës Gjermane. Nga ana e tij, Nirsbah, i cili tani është i detyruar të braktisë postin që mban në Këshillin e FIFA-s, e cilësoi vendimin të padrejtë dhe të ekzagjeruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"