Koronavirusi nuk e frikëson Dortmundin, verdhezinjtë e kanë zgjidhjen për lojtarët e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 15:32

Koronavirusi nuk e frikëson Dortmundin, verdhezinjtë e kanë zgjidhjen për lojtarët e tyre

Pezullimi i kampionatit për shkak të Koronavirusit, mund të sjellë probleme të mëdha në shumë ekipe, për shkak se nuk kanë të ardhura tani në këtë kohë.ugucsnzkgofysjnbaaaa

Pagat e futbollistëve janë të larta në klube të ndryshme, por duke qenë se tani nuk mund të hynë të ardhura në klub, vështirësia për të paguar lojtarët është e madhe.

Megjithatë nuk ekziston ky problem te Borusia Dortmund. Sipas asaj që shkruan “Kicker”, verdhezinjtë kanë marrë një kredi prej 60 milionë eurosh në muajin janar dhe nuk e kanë aspak problem të përballojnë pagat e futbollistëve dhe stafit të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"