Korabi “zgjohet” në merkato, gati afrimi i Nikës dhe Arifajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2017 | 12:10

Korabi “zgjohet” në merkato, gati afrimi i Nikës dhe Arifajt

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Korabit. Në një kohë që punimet në stadiumin e Peshkopisë po ecin me ritme të kënaqshme, pavarësisht kushteve jo të favorshme të motit, klubi ende nuk po lëviz në merkato. Megjithatë, “Panorama Sport” zbulon se drejtuesit po negociojnë me disa lojtarë për të plotësuar skuadrën. Mesfushori shkodran, Ansi Nika, është një nga ata që preferohet.

nika hallaci tirana kukesi

Pas largimit nga Tirana, lojtari me tipare sulmuese është i lirë tashmë dhe te Korabi janë të bindur se shkodrani do të firmosë. Nga ana tjetër, mësohet se trajneri Gerd Haxhiu kërkon edhe mesfushorin besmir Arifaj. Ky i fundit ka luajtur në pjesën e parë të sezonit me Dinamon, por është larguar tashmë. Në vitin e kaluar Haxhiu e ka pasur Arifajn te Luftëtari dhe ia njeh mirë cilësitë. Gjasat janë që Nika dhe Arifaj të zyrtarizohen gjatë kësaj jave te Korabi.

Klubi është i vendosur për të mos lënë të lirë asnjë lojtar që ka pasur oferta dhe ka kërkuar largimin. Në stërvitjet e fundit kanë munguar portieri Mirosllav Vujadinoviç dhe mbrojtësi Dushko Dukiç, por në klubin dibran bëjnë të ditur se shumë shpejt lojtarët sllavë do të jenë në dispozicion të Haxhiut. Së pari në klub shpresojnë të zgjidhet edhe ngërçi financiar.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"