Korabi këmbëngul për sulmuesin e Kukësit, në “lojë” futet edhe Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2017 | 11:46

Korabi këmbëngul për sulmuesin e Kukësit, në “lojë” futet edhe Laçi

Korabi insiston për Sindri Gurin. Dibranët nuk dorëzohen për sulmuesin shkodran, ndaj presin që të arrijnë marrëveshjen me klubin e Kukësit dhe vetë lojtarin, që ai t’u bashkohet si i huazuar. Megjithatë, në “lojë” për shërbimet e lojtarit është futur edhe Laçi. Se cili do të dalë i fituar në këtë “operacion”, kjo mbetet për t’u parë.

guri

Gjatë miqësores që u luajt kundër Korabit, stafi teknik provoi edhe disa të rinj. Megjithatë, trajnerit Gerd Haxhiu ende nuk ka vendosur për to. Pritet që vetëm në ditët e ardhshme të përcaktohet e ardhmja e tyre, nëse do të bëhen apo jo pjesë e dibranëve. I vetmi lojtar i zyrtarizuar si blerje është Veton Shabani, i cili ka qenë pjesë e Hajvalisë.

Loja e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes ka bërë për vete teknikun Haxhiu. Kosovari shihet si zëvendësuesi ideal i Dushko Dukiç, i cili është larguar tashmë nga Korabi. Mes drejtuesve dibranë dhe mbrojtësit është gjetur akordi për prishjen e kontratës me konsensus. Mësohet se shkak për këtë gjë është bërë një kërkesë e Dukiç për t’u larguar për arsye familjare. Serbi është largimi i dytë nga Korabi, gjë që detyroi skuadrën të futej menjëherë në merkato për të plotësuar boshllëqet e lëna bosh.

E me sa duket, boshllëku është plotësuar nga Shabani, i cili do të prezantohet pikërisht sot para ekipit. Ekipi dje ka qenë pushim absolut, ndërsa sot do të rinisin përgatitjet. Shtyrja e kampionatit ka bërë që të përshpejtohen punët për mbylljen e rikonstruksionit të stadiumit, ku mendohet se javën e ardhshme skuadra të zhvendoset drejt qytetit të Peshkopisë për t’u përshtatur me fushën e re.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"