Konkurruan 8 skuadra, Osumi shpallet kampion në “Rafting 2024”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 22:35

Konkurruan 8 skuadra, Osumi shpallet kampion në “Rafting 2024”

Në Lumin Vjosa për herë të parë Kampionatin Kombëtar “Raftin 2024”, një kompeticion që pa të konkurronin tetë skuadra.

Rafting 2024

Pas garave me rivalitet dhe me shumë adrenalinë, vendin e parë e meritoi skuadra e Osumit me kapiten Ali Spathara dhe atlete Aldo Sakollari, Franci Koroni, Xhuliano Kaloti. Osumi u shpall kampion duke regjistruar kohën e zbritjes 3 minuta e 44 sekonda.

RAFTING OSUMI

Në vend të dytë u klasifikua ekipi Vjosa 1, me kapiten Endri Hoxha dhe atletë Florian Binaj, Iken Droboniku, Bledar Kulaj, të cilët e ndalën kronometrin në kohën 4 minuta e 03 sekonda. Ndërsa podiumi u plotësua nga ekipi Vjosa 2 me kapiten Jorgo Nano dhe atletë Ferdinant Nano, Hari Koxhaku dhe Elvis Tane, me kohën e zbritjes 4 minuta e 12 sekonda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"