Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet e Serisë A që do luhen me tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:41

Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet e Serisë A që do luhen me tifozë

Deri në 1000 tifoza do lejohen të ndjekin ndeshjet, Parma-Napoli dhe Sasuolo-Kaljari këtë fundjavë në Serinë A. Ndeshjet në Itali por kudo janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë.

seria a

Gjithsesi “ANSA” raporton se Stefano Bonaçini, presidenti i regjionit të Emilja Romanës ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tifozëve. Sigurisht numri do jetë i limituar, dhe nuk do lejohen më shumë se 1000 tifozë.

Dy ndeshjet e para që do mirëpresin tifozët pas muajsh mungesë, do jenë Parma-Napoli dhe Sasuolo-Kaljari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"