Konfirmohet edhe një brazilian, një tjetër afrim për Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 18:31

Konfirmohet edhe një brazilian, një tjetër afrim për Flamurtarin

Mesfushori Indio Oliveira është një tjetër afrim për Flamurtarin. Bëhet fjalë për një brazilian 25 vjeç dhe 1.73 metra i gjatë. Të gjithë karrierën e tij Oliveira e ka zhvilluar në Brazil, ndërsa shikohet si një përforcim i rëndësishëm në ekip. 

flamurtar bylis

Ai mbërriti pak ditë më parë në Vlorë dhe u aktivizua në miqësoren ndaj Orikut. Mësohet se trajneri Troisi është bërë shkes për ta afruar.

19214764

Me shumë gjasa Oliveira do të jetë pjesë e Flamurtarit për sezonin e ri, gjithnjë nëse klubi do të federojë lojtarët, pasi aktualisht nuk ka asnjë konfirmim nëse FIFA e ka zhbllokuar merkaton e kuqezinjve pas dënimit.

E.S- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"