Kompletohet Vllaznia, një përgatitës atletik nga Bullgaria bashkohet me skuadrën shkodrane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 10:10

Kompletohet Vllaznia, një përgatitës atletik nga Bullgaria bashkohet me skuadrën shkodrane

Vllaznia plotëson stafin ashtu siç e ka dashur që në fillim trajneri gjerman, Tomas Brdariç. Që prej ditës së shtunë, skuadrës i është bashkuar edhe një përgatitës atletik nga Bullgaria.

tzokov-770x470

Bëhet fjalë për Mihail Tzokov, i cili vjen në Shkodër pas disa eksperiencave në klubet bullgare, por gjithashtu bashkëpunimeve me skuadra në Angli, Itali dhe Spanjë. Në fakt, FSHF e ka vënë si kusht këtë sezon që skuadrat të kenë patjetër një përgatitës atletik në staf dhe kësisoj, klubi shkodran, përmes menaxherëve të tij, përzgjodhi 34-vjeçarin Tzokov.

Ky i fundit ka punuar së fundmi te CSKA e Sofjes dhe FC Montava në Bullgari. Njëkohësisht ai mund të bëjë edhe rolin e videoanalistit, pasi është i specializuar edhe për këtë funksion. I riu bullgar është i kualifikuar jo thjesht për përgatitës atletik, por në CV-në e tij ka licencën e menaxherit apo psikologut në sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"