“Kombëtarja ka bazë të sigurtë”, Qazim Laçi: Ja çfarë na ka thënë trajneri Reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 21:30

“Kombëtarja ka bazë të sigurtë”, Qazim Laçi: Ja çfarë na ka thënë trajneri Reja

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, zëvendësoi më së miri Amir Abrashin, i cili nuk ishte i disponueshëm për shkak kartonësh. Në prononcimin pas triumfit ndaj Bjellorusisë, Laçi u shpreh optimist për të ardhmen duke deklaruar:

Qazim Laci

“Një fitore që e meritonin, me pjesën e parë që bëmë. Këto 2 ndeshjet e fituara na dhanë vendin e parë. E kemi treguar në fushë që e  meritonim vendin e parë që nga fillimi. Nuk e nisëm mirë, siç e dëshironim. Ndeshje pas ndeshjesh, erdhën fitoret që na dhanë vendin e parë. Sigurisht është një grup shumë i mirë. Po ndodhi ndonjë problem prej COVID-it apo fizik, trajneri është përgatitur të ketë lojtarë sa më shumë në dispozicion.

Kam shumë besim te ekipi. Ka bazë të sigurt. Avash avash do të arrijmë atje ku duhet. Të gjithë njerëzit dhe lojtarët shikojnë që niveli po ngrihet. Kjo na duhet. Të gjithë lojtarët dhe ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë japin maksimumin si në ndeshje ashtu dhe në stërvitje.

Trajneri na ka thënë që çdo lojtar duhet të jetë i përgatitur qoftë në stol, në formacion apo dhe në tribunë. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të përgatitur, për të gjitha ndeshjet”, u shpreh Qazim Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"