Kohë të vështira për Kristiano Ronaldon/ Publikohet sondazhi, 5 herë fituesin e “Topit të Artë” nuk e duan as tifozët portugezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:02

Kohë të vështira për Kristiano Ronaldon/ Publikohet sondazhi, 5 herë fituesin e “Topit të Artë” nuk e duan as tifozët portugezë

Kohë të vështira për Cristiano Ronaldo-n. As tifozët e Portugalisë nuk dëshirojnë më që ta shohin CR7 titullar në ndeshjen kundër Zvicrës, e vlefshme për fazën e 1/8.

115245914-615bee88-a4fd-4be2-ae9e-e5b0f8f5881e

Për të bërë të ditur këtë preferencë të tyre ka menduar e përditshmja portugeze A Bola e cila ka publikuar një sondazh të cilin me siguri Ronaldo nuk dëshiron ta lexojë.

Sipas A Bola, janë jo pak, por 70% e të anketuarve që nuk e preferojnë Ronaldon titullar përballë dyshes Xhaka-Shaqiri. Sigurisht që Fernardo Santos ka shumë alternativa si Leao i Milan, Andre Silva i Leipzig apo Ramos i Benfikës, por të lesh Ronaldo në stol nuk është aspak e lehtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"