KO pas goditjes me top në fytyrë, Rrahmani zëvendësohet pas shqetësimeve në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 20:06

KO pas goditjes me top në fytyrë, Rrahmani zëvendësohet pas shqetësimeve në fushë

Amir Rrahmani nuk ka mundur të çojë dot deri në fund ndeshjen e sotme të Napolit ndaj Sampdorias. Kapiteni i Kosovës është zëvendësuar vetëm pak çaste pas fillimit të pjesës së dytë pasi kishte probleme për shkak të tronditjes.  

rrahmani

Në minutën e 36 të sfidës ai pësoi një goditje në fytyrë me top dhe ndeshja u ndërpre për pak çaste derisa lojtari mori veten, por duket se ajo goditje kishte lënë shenjë të futbollisti, edhe pse ai çoi deri në fund pjesën e parë dhe u kthye normalisht në të dytën.

Vetëm 2 minuta pas rifillimit të sfidës, ai u ul në fushë dhe bëri menjëherë shenjë që nuk mund të vazhdonte më, me sa duket duke pasur marramendje si pasojë e asaj goditje. Ai u largua vetë nga fusha e lojës, nën kujdesin e stafit mjekësor të Napolit, që pritet të bëjë teste më të hollësishme për lojtarin pas kësaj situate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"