Klubi i Superiores bën merkato te kampionët e AEK-ut, firmos talenti 20-vjeçar i Kombëtares Shpresa 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2023 | 17:18

Klubi i Superiores bën merkato te kampionët e AEK-ut, firmos talenti 20-vjeçar i Kombëtares Shpresa 

Laçi vijon me “gjuetinë” e talenteve. Ajdi Dajko është afrimi i radhës në merkato për kurbinasit. Lajmi është konfirmuar nga kurbinasit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”. Dajko ishte pjesë e klubit grek të AEK-ut që sezonin e shkuar u shpall edhe kampion. 

original_dajko

20-vjeçari, produkt i akademisë së AEK-ut, luan në qendër të mbrojtjes dhe është 1.88 i gjatë. Gjithashtu Dajko është pjesë e Kombëtares Shpresa të Alban Bushit, ku ka veshur fanellën kuqezi në dy sfida.  

“Së fundmi kemi arritur marrëveshjen për qendërmbrojtësin e talentuar te kombetares Shqipëtare U-21 Ajdi Dajko nga AEK Athens . Miresevjen dhe suksese ne familjen bardhë e zi”, shkruan Laçi në faqen zyrtare.  


View this post on Instagram

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"