Klauzolat e trajnerëve kthehen në problem, PSG e tremb tekniku që ëndërronte De Laurentis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 14:58

Klauzolat e trajnerëve kthehen në problem, PSG e tremb tekniku që ëndërronte De Laurentis

PSG është në kërkim të një trajneri por duket se nuk e ka të lehtë të gjejë. Pas shkarkimit të trajnerit Kristofe Galiter, parisienët janë në kërkim të një tjetri dhe pista e Zidan e Nagelsman tashmë ka rënë duke qenë se i pari nuk pranoi dhe me të dytin nuk u arrit një akord.

konseicao murinjo

Së fundmi, në listë ka dalë emri i Serxho Konseiçaos. Trajneri i Portos ka bindur me portugezët dhe shihet nga Al Khelaifi si i duhur për skuadrën e tij e megjithatë, ai ka një klauzolë që kap vlerën e 18 milionë eurove dhe kjo e ka stepur jo pak klubin.

Një situatë e tillë ishte edhe pak ditë më parë kur Napoli kërkonte shërbimet e portugezit por kontrata e tij që përfundon në verën e ardhshme dhe klauzola 18 milionëshe, e stepën De Laurentisin që u tërhoq dhe firmosi me Rudi Garsian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"