“Kjo fitore shkon për Visar Bekajn”, Hasani: Kam besim që do ta marr unë “Këpucën e Artë” këtu dhe Redon Xhixha në Azerbajxhan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 16:07

“Kjo fitore shkon për Visar Bekajn”, Hasani: Kam besim që do ta marr unë “Këpucën e Artë” këtu dhe Redon Xhixha në Azerbajxhan

Florent Hasani ishte futbollisti që vulosi fitoren e Tiranës duke i dhënë 3 pikët pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas sfidës sulmuesi u shpreh se këtë fitore ja dedikon portieri Visar Bekaj dhe gjithashtu uroi që Redon Xhixha të marrë “Këpucën e Artë” në kampionatin e Azerbajxhanit.

hasani

“Jam i gëzuar së pari për 3 pikët, më pas edhe për golin që shënova me penallti. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë por ne si ekip e dinim rëndësinë e ndeshjes dhe e vlerësuam në maksimum, kjo fitore shkon për Visar Bekajn. Skema e sotme nuk na nxjerr problem, e kemi punuar më herët. Përgjoni na befasoi, tani do të ketë më shumë konkurrencë për Visarin. Kam besim se do ta fitoj unë “Këpucën e Artë” të Superiores, edhe Redon Xhixha më ka dhënë besim , por objektivi im është vetëm të shpallem kampion me Tiranën. Fituam Superkupën, të shpallemi kampion pse jo edhe Kupën. Na ka marrë shumë malli për Xhixhën, na mungon, ka qenë lojtar i kalibrit të lartë, dhe i uroj shumë suksese në klubin e ri dhe shpresoj që “Këpucën e Artë” e artë atje ta fitojë ai dhe të bëjë sa më shumë gola. Me premiot jemi shumë mirë, nuk do tju jap shumë informacione”, u shpreh Hasani gjatë një prononcimi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"