Kiezës i hapet rruga drejt Torinos, Juventusi rikthen te Bajerni futbollistin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2020 | 21:21

Kiezës i hapet rruga drejt Torinos, Juventusi rikthen te Bajerni futbollistin e tij

Dagllas Kosta kthehet te Bajerni pas 3 vitesh. Futbollisti brazilian do të luajë këtë sezon te kampionët e Europës në formë huazimi. Kalimi i tij te bavarezët i hap rrugën mesfushorit italian Federiko Kiezës, i cili tashmë pritet të mbërrijë në Torino për t’u prezantuar si futbollist i “Zonjës së Vjetër”.
1273760592-192-kJIH-U38025315558345IH-528x329@Gazzetta-Web_528x329
Futbollisti brazilian nuk gjeti dot hapësira në skuadrën bardhezi dhe për rrjedhojë pritet të mbërrijë në  Bavari për të luajtur në formë huazimi për një sezon.

Me Juventusin Dagllas Kosta fitoi 3 kampionate në 3 sezone duke shtuar dhe Kupën e Superkupën e Italisë.

Duke spostuar Kostë, Ruganin dhe De Shiljon, Juventusi lehtësohet për sa i përket shpenzimeve për pagat e lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"