“Këto 5 javë do të jenë mjaft të luftuara”, Mehmeti: Derbi është i paparashikueshëm, bëjmë maksimumin dhe nuk nxjerrim justifikime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 17:50

“Këto 5 javë do të jenë mjaft të luftuara”, Mehmeti: Derbi është i paparashikueshëm, bëjmë maksimumin dhe nuk nxjerrim justifikime

Dinamo do të sfidojë Partizanin pritës në stadiumin “Air Albania”, duel që do të luhet nesër në orën 18:00. Në prag të kësaj sfide ka folur edhe trajneri i bluve, Dritan Mehmeti.
438691406_827713799394754_4922000092020798888_n

“Vetë pozicioni në tabelën e renditjes jo vetëm në “Final 4”, por edhe për poshtë, ka ngarkesë për ne si skuadër dhe të tjerat, që kanë nevojë për pikë. Më komode është vetëm Egnatia. Këto 5 javë do të jenë mjaft të luftuara.

Në derbi nuk ka favoritë, e ka treguar hitoria dhe statistikat. Është i paparashikueshëm, ka emocione të veçanta, luan rol aspekti spikologjik, mënyra si lojtarët menaxhojnë këto 90 minuta. Jemi në një pikë të veçantë të sezonit, ku ka nevojë për pikë.

Partizani ka ndryshuar shumë, sidomos për organikën, që e ka të pasur, me lojtarë cilësorë. Është i plotësuar në të gjithë repartet. I ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Partizani ka elementë shumë të mirë, fakti që kam qenë pjesë e tij nuk është plus për ne. Të imponon shumë respekt. Kemi bërë një marrëveshje me presidentin që skuadra të jetë në Superiore. Kemi dhe një objektiv tjetër që të evitojmë “play-out”-in dhe këtu kontrata ime është e përfunduar. Për më tepër do të jetë plus për ne si staf dhe për presidentin, që e meriton, sepse ka investuar shumë.

Lojtarët e Partizanit dinë të menaxhojnë situatat, dinë të ngrihen, kur vijnë nga vështirësitë. Duhet të bëjmë maksimumin, sepse kemi arritur deri këtu me punë dhe sakrifica të mëdha. Do të japim më të mirën në fushën e Partizanit.

Fusha? Do të më pëlqente të luanim në “Air Albania”, sepse fusha e stadiumit të Partizanit është sintetike. Për të dyja skuadrat do të ishte më mirë, kam frikën se mund të na dëmtohen lojtarët. Është vendosur dhe jemi para një fakti. Do të bëjmë maksimumin, pa nxjerrë justifikime”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"