“Kështu futeshit në Austri o Gash?!”, Gega tërbohet me kundërshtarin. Ja pikantet e Kukësi-Maliqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 23:06

“Kështu futeshit në Austri o Gash?!”, Gega tërbohet me kundërshtarin. Ja pikantet e Kukësi-Maliqi

“Panorama Sport” iu sjell më poshtë pikantet nga ndeshja mes Kukësit dhe Maliqit, e vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë, që u mbyll me fitoren 5-0 të verilindorëve:

kukesi (1)

* Rreth 30 të pranishëm, familjarë e miq të lojtarëve, ndoqën sfidën në kompleksin “Football Republic”, duke respektuar distancimin social.

* Një moment gazmor u shënua në minutën e 25-të. Trajneri Gega thërret Gashin për ta aktivizuar në vend të Gavazajt. Për shkak të rregullave “anti-COVID”, futbollistët e stolit të Kukësit u akomoduan në tribunën përballë me pankinat. Teksa Gashi duhet të shkonte nga krahu tjetër për t’u zëvendësuar, futbollisti një moment harron dhe futet përmes fushës, teksa loja ishte duke u luajtur. Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura te futbollistët e Kukësit dhe të pranishmit. “Kështu futeshit në Austri o Gash”, ishte ngacmimi i një prej futbollistëve të Kukësit.

* Prezent në rolin e spektatorit ishte edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Rraklli, i cili qëndroi nën shoqërinë e drejtorit sportiv të Maliqit, Binishi, për afro 30 minuta.

* Një ndërhyje e gabuar e futbollistit Ndoci në minutën e 37-të, shumë pranë pankinës së Kukësit acaroi trajnerin Gega, i cili i irrituar nga ky faull, i kërkoi llogari mbrojtësit të Maliqit. Ky i fundit nuk ngurroi të kërkonte falje, duke bërë që gjakrat të shuheshin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"